Godinë komerciale në shitje në Rrugën Dritan Hoxha

Çmimi sipas kërkesës
6 muaj, 3 javë Rruga Dritan Hoxha, Tiranë

Pyet për këtë pronë

Pyet për këtë pronë

Detajet kryesore

4264,00m²
Sipërfaqe
9
Kati

Përshkrimi

Godinë komerciale në Rrugën Dritan Hoxha, buzë rrugës kryesore në Laprakë, Tiranë, pranë qendrës së qytetit dhe me akses të drejtpërdrejtë në rrugët kryesore, përfshirë autostradën Tiranë-Durrës, aeroportin Nënë Tereza dhe Unazën e Madhe. Sipërfaqja totale dhe e brendshme është 4,264 m². Godina ka 9 kate mbi tokë, me 360 m² për kat, si dhe një kat nëntokë prej 1,160 m² me hapësirë për 40 vende parkimi. Kati 9 është i pa mobiluar. Ndërtesa ka fasadë të ventiluar dhe termike, panele fotovoltaike në tarracë, dalje dhe shkallë të jashtme emergjence, sistem ndihmës për personat me aftësi të kufizuara dhe dy ashensorë. Katet 1 deri në 8 janë open space me lartësi 4 m, ndërsa kati 0 ka lartësi 5 m. Ndarjet aktuale janë me mure gipsi dhe xhami. Ka sistem qendror kondicionimi dhe aspirimi, furnizim me ujë dhe energji elektrike 24 orë dhe gjenerator për emergjenca, si dhe kamera monitorimi, alarm dhe detektorë tymi. E përshtatshme për korporata dhe kompani të mëdha. Aktualisht është e dhënë me qira për një afat 9-vjeçar. Çmimi sipas kërkesës.

Vendndodhja

Vendndodhja mund të jetë e përafërt, sipas burimit të shpalljes.

Të dhëna të detajuara

Lloji i pronës Ambient komercial
Transaksioni Në shitje
Numri i kateve 10
Mobilimi E pamobiluar

Karakteristikat

✓ Ashensor
✓ Parkim
✓ Ajër i kondicionuar