Shitet kompani e konsoliduar në meteorologji, hidrologji dhe mjedis në Shqipëri

500000 EUR
3 javë, 6 ditë

Pyet për këtë pronë

Pyet për këtë pronë

Përshkrimi

Shitet një kompani tregtare e konsoliduar në Shqipëri, aktive që prej vitit 2008 dhe e specializuar në meteorologji, hidrologji, sizmiologji, mjedis dhe sisteme monitorimi. Kompania ofron ekspertizë dhe konsulencë, si dhe tregtim, instalim, mirëmbajtje dhe trajnim për pajisje e sisteme monitorimi meteorologjike, hidrologjike, sizmologjike dhe mjedisore. Gjatë periudhës 2008-2026, kompania ka realizuar rreth 28 bashkëpunime dhe kontrata shërbimi, duke ndërtuar një rrjet kontaktesh kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë kompani dhe prodhues të specializuar për projekte në Shqipëri dhe rajon. Asetet përfshijnë një markë të konsoliduar; bazë të dhënash klimatike dhe meteorologjike për Shqipërinë; të dhëna historike nga më shumë se 100-130 stacione, me seri kohore mbi 30 vjet dhe të dhëna për disa tregues mbi 45 vjet; të dhëna për temperaturat, reshjet, ditët me reshje dhe eventet ekstreme; raporte dhe analiza për reshjet ekstreme, përmbytjet dhe zonat me risk; rrjetin e kontakteve; website/media aktive; kanal YouTube; aplikacione Meteo; llogari TikTok; dy llogari Facebook; si dhe infrastrukturë digjitale dhe media të konsoliduara. Baza e të dhënave klimatike mund të përdoret në projekte klimatike, hidrologjike, mjedisore, infrastrukturore e kërkimore, si dhe në menaxhimin e riskut. Mundësi investimi për kompani ose investitorë që synojnë të hyjnë ose të zgjerohen në sektorët e meteorologjisë, klimës, monitorimit mjedisor dhe teknologjive të monitorimit. Çmimi: 500,000 €.

Të dhëna të detajuara

Lloji i pronës Ambient komercial
Transaksioni Në shitje

Kostoja e blerjes dhe e pronësisë

Nëntotali i shumave të disponueshme
1500 EUR
Disa shpenzime nuk përfshihen.
Tarifa e mirëmbajtjes së ndërtesës
Konfirmoni shumën
Konfirmoni se çfarë mbulon tarifa e ndërtesës.
Taksa vjetore e pronës
Konfirmoni shumën
Vlera e tatueshme e pronës nuk është e disponueshme.
Shpenzimet e blerësit në nënshkrim 1500 EUR
Noteri, kontrata e shitjes Llogaritet nga çmimi i kërkuar. Mund të zbatohet një vlerë zyrtare reference më e lartë.
1400 EUR
Regjistrimi në kadastër (ASHK) Tarifa standarde e regjistrimit të shitjes
55,40 EUR
Paraqitja e kërkesës nga noteri Paraqitja e kërkesës për regjistrim në ASHK
44,32 EUR
Komisioni i agjencisë Llogaritet nga çmimi i kërkuar. Konfirmojeni komisionin me agjencinë.
Konfirmoni shumën
Nëntotali i shumave të disponueshme
1500 EUR

Vlerësim orientues, jo ofertë. Shpenzimet e kontratës mund të ndryshojnë. Pyetni nëse ka taksa të zbatueshme ose të përfshira në çmim.