Shitet kompleks industrial dhe operacional në autostradën Tiranë-Durrës

Çmimi sipas kërkesës
3 javë, 6 ditë Autostrada Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Rinasit, Tiranë

Pyet për këtë pronë

Pyet për këtë pronë

Detajet kryesore

3600,00m²
Sipërfaqe

Përshkrimi

Kompleks industrial dhe operacional në shitje, pranë mbikalimit të Rinasit, buzë rrugës dytësore, pas Ford Albania dhe pranë Megatek. Trualli ka sipërfaqe 4,200 m², ndërsa sipërfaqja e brendshme është 3,600 m². Prona përfshin një magazinë prej 2,400 m² në dy kate, me lartësi 5 m në katin përdhe dhe 4.6 m në katin e parë, si dhe një pjesë ballore trekatëshe prej 1,000 m². Kjo pjesë përfshin mensë me kuzhinë profesionale, vendroje dhe ambiente ndihmëse në katin zero; dy katet pasardhëse përdoren për zyra ose showroom, ndërsa kati i tretë funksionon si hotel i mobiluar me 4 dhoma, secila me tualet të dedikuar. Në truall ndodhet edhe një ndërtesë e veçantë rezidenciale trekatëshe prej 400 m², e përshtatshme për banim, zyra ose përdorim administrativ. Struktura kryesore është prej betoni të armuar. Magazina është e pajisur me ashensor industrial për transportin e ngarkesave ndërmjet kateve. Prona ka kabinë elektrike personale me kapacitet deri në 20 kW, pus uji personal dhe hapësirë parkimi për mjete të rënda. E përshtatshme për logjistikë, shpërndarje ose prodhim industrial. Ka certifikatë pronësie. Çmimi jepet sipas kërkesës.

Vendndodhja

Vendndodhja mund të jetë e përafërt, sipas burimit të shpalljes.

Të dhëna të detajuara

Lloji i pronës Ambient komercial
Transaksioni Në shitje

Karakteristikat

✓ Ashensor
✓ Parkim