Kapanon-magazinë dykatëshe në Karbunarë, Lushnjë

Çmimi sipas kërkesës
1 javë, 5 ditë Lushnjë

Pyet për këtë pronë

Pyet për këtë pronë

Detajet kryesore

1070,00m²
Sipërfaqe

Përshkrimi

Shitet kapanon-magazinë dykatëshe në rrugën kryesore të Karbunarës, në periferi të Lushnjës. Objekti ka sipërfaqe 1,070 m² dhe trualli 3,230 m². Kati i parë ka dy ambiente magazinimi; kati i dytë ndahet në dy hapësira, njëra pjesërisht e përshtatur për zyra. Ka hapësirë të gjerë pas objektit dhe akses për kamionë e mjete të tonazhit të rëndë. Ndërtim me konstruksion betoni, i projektuar për pesha të rënda edhe në katin e dytë, me rikonstruksion të plotë, infrastrukturë të kompletuar, energji elektrike 20 kV, furnizim me ujë 24/7, izolim dhe kanalizime të përfunduara. I përshtatshëm për veprimtari industriale, logjistike, prodhim ose magazinim. Çmimi jepet sipas kërkesës.

Të dhëna të detajuara

Lloji i pronës Magazinë
Transaksioni Në shitje
Numri i kateve 2
Gjendja E rinovuar