Vilë elitare me pishinë në rezidencën San Pietro

Çmimi sipas kërkesës
3 javë, 6 ditë Durrës

Pyet për këtë pronë

Pyet për këtë pronë

Detajet kryesore

4
Dhoma gjumi
5
Banjo
597,00m²
Sipërfaqe

Përshkrimi

Shitet vilë në rezidencën San Pietro, në Gjirin e Lalzit, Durrës. Prona ka 597 m² sipërfaqe totale toke dhe 320 m² sipërfaqe të brendshme, të shpërndara në dy kate dhe një bodrum të shfrytëzueshëm, i cili mund të ndahet në dhoma gjumi dhe ambient ndenjeje. Kati i parë ka sallon dhe kuzhinë në hapësirë të hapur, një dhomë gjumi dhe një banjë të përbashkët. Në katin e dytë ndodhen tri dhoma gjumi, secila me banjën e vet. Oborri ka pishinë, gjelbërim, ambient gatimi dhe sauna. Çmimi jepet sipas kërkesës.

Të dhëna të detajuara

Lloji i pronës Vilë
Transaksioni Në shitje
Numri i kateve 2

Karakteristikat

✓ Kopsht
✓ Pishinë