Vilë me qira në rezidencën Olive Grove, Mullet

3400 EUR/muaj
3 javë, 6 ditë Tiranë

Pyet për këtë pronë

Pyet për këtë pronë

Detajet kryesore

3
Dhoma gjumi
5
Banjo
204,91m²
Sipërfaqe

Çmimi dhe tregu

I njëjti lloj prone, transaksion dhe bazë sipërfaqeje, madhësi e përafërt dhe numër i ngjashëm dhomash gjumi kur dihet. Merren parasysh të gjitha shpalljet aktive, pavarësisht datës; përjashtohen kjo shpallje dhe referencat e përsëritura të burimit.

Vendndodhja: Tiranë. Përditësuar: 2026-11-20. Çmime të kërkuara, jo shitje të përfunduara apo vlerësim.

Çmimi për metër katror
16,59 EUR/m²/muaj
Sipërfaqja e deklaruar
Mediana e pronave të krahasueshme
12 EUR/m²/muaj
21 shpallje të krahasueshme

38,2% mbi medianën e pronave të krahasueshme

50% e mesme e çmimeve të kërkuara: 9 – 15 EUR/m²/muaj.

Përshkrimi

Vilë me qira në rezidencën Olive Grove, përballë kalasë së Petrelës, me orientim nga jugu dhe pamje nga malet. Ndodhet 1.8 km nga TEG dhe 8 km nga qendra e Tiranës. Zona lidhet me autostradën Tiranë–Elbasan dhe ka rrugë të asfaltuara e të ndriçuara. Rezidenca ofron siguri dhe mirëmbajtje 24 orë, kamera CCTV, hapësira të gjelbra, kënd lojërash për fëmijë, fushë sportive multifunksionale, bar/kafe, shërbime tregtare, palestër dhe minibus për udhëtime drejt Tiranës. Në çmim përfshihet mirëmbajtja. Vila ka sipërfaqe totale 204.91 m² dhe truall 260.3 m², e organizuar në dy kate dhe bodrum. Bodrumi përmban një ambient të përdorshëm sipas nevojave, një dhomë me tualet brenda, ambient teknik dhe një tualet tjetër. Kati përdhe ka ambient ndenjeje, gatimi dhe ngrënieje, si dhe tualet, me dalje të drejtpërdrejtë në kopsht. Kati i parë ka dhomë matrimoniale me tualet, dy dhoma gjumi të tjera, një tualet dhe verandë. Gjithsej: 3 dhoma gjumi dhe 5 tualete. Vila ka dritare alumini me dopio xham dhe grila, rifinitura të brendshme cilësore, sistem ngrohjeje-ftohjeje dhe mobilim të pjesshëm. Kopshti është i gjelbëruar. Qiraja është 3,400 € në muaj.

Vendndodhja

Vendndodhja mund të jetë e përafërt, sipas burimit të shpalljes.

Të dhëna të detajuara

Lloji i pronës Vilë
Transaksioni Me qira
Numri i kateve 2
Mobilimi Pjesërisht e mobiluar
Çmimi/m² 16,59 EUR/m²/muaj

Karakteristikat

✗ Ashensor
✓ Tarracë
✓ Kopsht
✗ Pamje deti

Sa kushton hyrja në pronën me qira

Shpenzimet e pritshme në nënshkrim
6800 – 13640 EUR
Përfshin depozitën e llogaritur, nëse ajo është e kthyeshme.
Qiraja mujore
3400 EUR në muaj
Verifikoni cilat shpenzime përfshihen në qira.
Shërbimet komunale
148,88 – 497,94 EUR në muaj
Vlerësim mujor. Faturat mund të ndryshojnë.
Ndarja e shpenzimeve
Energjia elektrike
122,26 – 419,16 EUR në muaj Llogaritur për 204,91 m². Varet nga stina, numri dhe lloji i pajisjeve të ngrohjes.
Uji
16,62 – 38,78 EUR në muaj Vlerësim për një familje me tre persona.
Interneti
10 – 40 EUR në muaj Varet nga operatori dhe shpejtësia e lidhjes.
Shpenzimet e qiramarrësit në nënshkrim 6800 – 13640 EUR
Qiraja e muajit të parë Supozohet se muaji i parë paguhet paraprakisht.
3400 EUR
Depozita e garancisë Skenar orientues Kthimi i depozitës varet nga kushtet e qirasë.
3400 – 6800 EUR
Komisioni i agjencisë Skenar orientues Llogaritet nga qiraja mujore. Konfirmojeni komisionin me agjencinë.
0 – 3400 EUR
Kontrata e noterizuar, pjesa e mundshme e qiramarrësit Skenar orientues Vetëm kur kontrata noterizohet dhe pagesa i takon qiramarrësit.
0 – 38,78 EUR
Shpenzimet e pritshme në nënshkrim
6800 – 13640 EUR

Vlerësim orientues, jo ofertë. Shpenzimet e kontratës mund të ndryshojnë.