Godinë multifunksionale në shitje në Mëzez

Çmimi sipas kërkesës
3 javë, 6 ditë Rruga “17 Nëntori”, Tiranë

Pyet për këtë pronë

Pyet për këtë pronë

Përshkrimi

Shitet godinë multifunksionale në rrugën “17 Nëntori”, Mëzez, e zhvilluar në 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë. Kati nëntokë ka sipërfaqe 1,141.11 m² dhe lartësi 4.6 m. Kati përdhe (kati 0) ka sipërfaqe 1,141.11 m² dhe lartësi deri në 7.92 m; hapësira ndërmjet akseve 2–3 është 7.20 m. Kati i parë ka sipërfaqe 1,164.74 m² dhe lartësi 5.76 m, me 44 ndriçues LED drejtkëndorë, 5 kamera dhe 47 sensorë tymi. Kati i dytë ka sipërfaqe 1,164.74 m² dhe lartësi 3.60 m, gjithashtu me 44 ndriçues LED drejtkëndorë, 5 kamera dhe 47 sensorë tymi. Shkallët kanë dalje në tarracë, e cila është e shfrytëzueshme dhe e rrethuar me parapet 140 cm; tarraca mund të përdoret për panele fotovoltaike. Çmimi jepet sipas kërkesës.

Të dhëna të detajuara

Lloji i pronës Ambient komercial
Transaksioni Në shitje
Numri i kateve 3

Karakteristikat

✓ Tarracë