Fabrikë për shitje në Elbasan me linjë përpunimi qumështi

375000 EUR
3 javë, 6 ditë Elbasan

Pyet për këtë pronë

Pyet për këtë pronë

Detajet kryesore

2
Banjo
400,00m²
Sipërfaqe

Çmimi dhe tregu

Çmimi për metër katror
937,50 EUR/m²
Sipërfaqja e deklaruar

Përshkrimi

Shitet fabrikë në Elbasan me sipërfaqe ndërtimi 400 m² dhe truall 850 m². Fabrika është rinovuar plotësisht 5 vite më parë, me investim mbi 30,000 euro. Ka hyrje të veçantë; rruga kryesore ndodhet më pak se 50 m larg dhe autostrada Tiranë-Elbasan rreth 5 minuta larg. Mbi objektin ekzistues mund të ndërtohen deri në 4 kate. Ambientet përfshijnë një hapësirë kryesore open-space, 2 dhoma zyrash, 2 dhoma frigoriferike, dhomë për kaldajën, dhomë për depo ose përdorim tjetër dhe 2 tualete. Oborri shërben si parkim për 5 furgona ose 7 vetura. Përfshihet linja e përpunimit të qumështit me kapacitet nominal 2,500–3,000 litra në orë: pasterizator 5,000 litra/orë, homogjenizues 1,500 litra/orë, linjë plotësisht automatike për paketimin e tasave plastikë me kapacitet 4,500 tasa/orë dhe mbushës gjysmëautomatik për bidona plastikë me kapacitet 1,000 bidona/orë. Pajisjet përfshijnë gjithashtu linjë prodhimi djathi me dublikator 1,000 litra, 2 tavolina pune inox, kazan 1,500 litra, presë me ajër për kaçkavall dhe kaldajë me gaz me kapacitet 400 kg avull/orë.

Të dhëna të detajuara

Lloji i pronës Ambient komercial
Transaksioni Në shitje
Gjendja E rinovuar
Ngrohja Me gaz
Çmimi/m² 937,50 EUR/m²

Karakteristikat

✓ Parkim

Kostoja e blerjes dhe e pronësisë

Nëntotali i shumave të disponueshme
1150 EUR
Disa shpenzime nuk përfshihen.
Tarifa e mirëmbajtjes së ndërtesës
Konfirmoni shumën
Konfirmoni se çfarë mbulon tarifa e ndërtesës.
Taksa vjetore e pronës
Konfirmoni shumën
Vlera e tatueshme e pronës nuk është e disponueshme.
Shpenzimet e blerësit në nënshkrim 1150 EUR
Noteri, kontrata e shitjes Llogaritet nga çmimi i kërkuar. Mund të zbatohet një vlerë zyrtare reference më e lartë.
1050 EUR
Regjistrimi në kadastër (ASHK) Tarifa standarde e regjistrimit të shitjes
55,40 EUR
Paraqitja e kërkesës nga noteri Paraqitja e kërkesës për regjistrim në ASHK
44,32 EUR
Komisioni i agjencisë Llogaritet nga çmimi i kërkuar. Konfirmojeni komisionin me agjencinë.
Konfirmoni shumën
Nëntotali i shumave të disponueshme
1150 EUR

Vlerësim orientues, jo ofertë. Shpenzimet e kontratës mund të ndryshojnë. Pyetni nëse ka taksa të zbatueshme ose të përfshira në çmim.