Kapanon industrial dhe zyra me qira në Tiranë

Çmimi sipas kërkesës
6 muaj, 3 javë Tiranë

Pyet për këtë pronë

Pyet për këtë pronë

Detajet kryesore

12
Banjo
5600,00m²
Sipërfaqe

Përshkrimi

Jepet me qira një kompleks biznesi në Tiranë, i përbërë nga kapanon industrial dhe godinë zyrash. I përshtatshëm për magazinim, prodhim, distribucion dhe aktivitete logjistike. Kompleksi ndodhet në zonë industriale dhe aksesohet nga të dy krahët e rrugës, përmes rrugëve të gjera dhe të asfaltuara. Trualli ka sipërfaqe 4,600 m², ndërsa gjurma e ndërtimit është 2,800 m². Kapanoni ka sipërfaqe totale 5,600 m², me 2,800 m² në katin e parë dhe 2,800 m² në katin e dytë. Lartësia është 6.20 m në katin e parë dhe 5 m në të dytin. Përfshin 4 tualete, ashensor industrial për ngarkesa dhe ashensor për persona. Godina e administratës dhe zyrave ka sipërfaqe totale 1,600 m², me nga 800 m² në secilin prej dy kateve. Lartësia është 6.20 m në katin e parë dhe 4 m në të dytin. Përfshin 8 tualete dhe 2 ashensorë, secili me kapacitet për 12 persona. Çmimi jepet sipas kërkesës, për muaj.

Vendndodhja

Vendndodhja mund të jetë e përafërt, sipas burimit të shpalljes.

Të dhëna të detajuara

Lloji i pronës Ambient komercial
Transaksioni Me qira
Numri i kateve 2
Mobilimi E pamobiluar

Karakteristikat

✓ Ashensor